Dëshmitari i zjarrit në Tetovë: Ishte e pamundur të ndalonim përhapjen e zjarrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëshmitari i zjarrit në Tetovë: Ishte e pamundur të ndalonim përhapjen e zjarrit

Njëri prej dëshmitarëve i cili ka qenë i pranishëm në momentin kur ka shpërthyer zjarri në Tetovë, para gazetarëve deklaroi se zjarri ka shpërthyer në ora 09.

Ai theksoi se së bashku me disa persona të tjerë janë futur brenda fabrikës, por nuk kanë arritur ta ndalojnë përhapjen e zjarrit.

“Përafërsisht në ora 09:15 kam arritur këtu, pasi e vërejtëm tymin. U afruam që të japim ndihmë dhe në disa raste u futëm edhe brenda. Pamë se digjeshin materialet ndërtimore, të cilët përmbajnë materiale kimike. Ishte e pamundur ta shuanim zjarrin në fillim”.


Arrin helikopteri i MPB-së në Tetovë, Angellov: Nuk ka pasur vonesa në reagimin e QMK-së

Advertisement

“Ndërsa deri tani zjarrfikësit së bashku me kompanitë private kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrit. Lajmi i mirë është që nuk ka viktima. Falënderojmë qytetarët të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e materialit jashtë fabrikës ku shpërtheu zjarri”, deklaroi mes tjerash personi i cili ishte në vendin ku shpërtheu zjarri.

Ndryshe, mjeku Gazmend Ibishi nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë, deklaroi se një person është lënduar lehtë, ndërsa tre të tjerë kanë qenë me asfiksim./Telegrafi/

Advertisement

Mjeku Gazmend Ibishi: Një person është lënduar lehtë, ndërsa tre të tjerë janë me asfiksimMjeku Gazmend Ibishi: Një person është lënduar lehtë, ndërsa tre të tjerë janë me asfiksim

 

Advertisement

The post Dëshmitari i zjarrit në Tetovë: Ishte e pamundur të ndalonim përhapjen e zjarrit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy