
Delegacioni i BE ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Në një mesazh ngushëllimi, delegacioni i BE shprehet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Advertisement
Mesazhi:
Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.