Nota mesatare për të gjithë maturantët që duan të vijojnë studimet e larta për përkthyes, psikolog, historian, gjeograf apo punonjës social do të ulet nga 7.5 në 6.5. Ky vendim nuk prek ata që duan të bëhen mësues, të cilët nuk do të regjistrohen dot nëse nuk e kanë notën mesatare minimumi 7.5, siç është edhe sot.
EVIS KUSHI
MINISTRE E ARSIMIT DHE SPORTIT“Maturantët që duan të vazhdojnë studimet e larta për mësuesi, nota mesatare minimumi duhet të jetë 7.5. por pas shqetësimeve nga universitetet, në këto programe jo të gjithë maturantët që regjistrohen duan të bëhen mësues. Për ata që duan të bëhen mësues, qëndron 7.5. Me vendimin e sotëm, ju japim mundësinë maturantëve që mbarojnë studimet me 6.5, por do të kenë një kod të veçantë që më pas të mos vazhdojnë për mësuesi.”
Në mbledhjen e sotme, qeveria vendosi të lehtësojë edhe Gjykatën e Lartë nga dosjet e mbetura stok, që lidhen me çështje të administratës shtetërore.
ULSI MANJA
MINISTER I DREJTESISE
Advertisement“Përcaktimi i rregullave për të hequr dorë nga rekurset e depozituata në Gjykatën e Lartë nga administrata shtetërore për disa çështje me natyrë civile dhe administrative. Duam të lehtësojmë gjykatën nga stoku i dosjeve të depozituara. Prej 4 vjetësh, stoku i dosjeve është raportuar si problematikë. Administrata shtetërore të heqë dorë nga rekurset në disa çështje me natyrë që kanë të bëjnë me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, paditë me shpërblim dëmi.”
Para mediave doli edhe ministrja Belinda Balluku, për të njoftuar se qeveria i është rikthyer ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar. Ky vendim vjen pasi Gjykata Administrative e Apelit i hapi dritën jeshile projektit koncesionar, i anuluar nga qeveria “Rama” në janar të vitit 2019.
BELINDA BALLUKU
MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISEAdvertisement“Ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Në vitin 2019 në janar, kjo kontratë e lidhur në bazë të instrumentit të partneritetit privat dhe publik u anulua. I jemi kthyer kësaj kontrate duke qenë se shkojmë në parametra të rinj. Shteti nuk investon. Konsorsiumi do të investojë dhe do ta transferojë pas 35 vjetësh në pronësi të shtetit shqiptar. Kjo është bërë në një proces negocimi dhe nuk duhet harruar që kjo është një nga pjesët e rëndësishme të korridorit blu. Ne shpresojmë t’i hapim të gjitha lotët në 2022.”
Në fokus të kabinetit qeveritar ishte edhe zgjerimi i NATO-s, duke miratuar në parim protokollet e aderimit në Alenacë për Finlandën dhe Suedinë.