Nëse Bullgaria nuk jep dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kjo do të rezultojë në ngadalësimin e zhvillimit të rajonit, gjë që në asnjë mënyrë nuk do të përfitojë imazhin ndërkombëtar të Sofjes, tha eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk në konferencën “Liberalët për të ardhmen e Evropës – Nga Konferenca në Reformën Evropiane” të mbajtur në kryeqytetin bullgar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ilhan Kyuchyuk tha se BE pret nga Sofja që të jap dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke shtuar se nuk ka ndonjë mundësi se si t’ju sqarojmë gjeneratave të ardhshme në Bullgari se Shqipëria mund të fillojë procesin e negociatave, ndërsa ato çka “i quajmë si vllezër dhe ka të drejtë legjitime që të jemi shumë afër, u heqim mundësinë për të qenë pjesë e BE-së.
Siç njofton AIM nga Sofja, Kyuchyuk vlerëson se edhe pse ka presion nga institucionet evropiane mbi Bullgarinë, ky nuk është presion i jashtëm, por legjitim, sepse edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska janë pjesë e procesit të negociatave me BE-në.
Sipas Kyuchyuk, Bullgari dhe Maqedonia e Veriut duhet të kthehen në qasje pragmatike dhe të gjejnë të gjitha mundësitë diplomatike dhe politike për çështjet bilaterale./Telegrafi/
The post Kyuchyuk: Bllokimi i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut do të ngadalësojë zhvillimin e rajonit appeared first on Telegrafi.