Qindra tifozë, kryesisht Italian po zbarkojnë nga Porti i Durrësit mëngjesin e sotëm.
Sportdashësit po mbërrijnë me tragetet e linjes nga Bari dhe Ankona.
Advertisement
Pas kontrolleve në Port, tifozët do të nisen me autobuza drejt kryeqytetit ku do të luhet edhe finalja e madhe Roma-Feyenoord.
Autobuzët do të shoqërohen edhe nga forca Policie ndërkohë që Tirana është bërë gati për të pritur fluksin e madh.
Advertisement
25 Maji është vendosur për Tiranën si ditë pa makina dhe pushim për të gjitha shkollat e Administratën.
Deri në 18:00 Tirana do të jetë e bllokuar për të gjithë shtetasit shqiptar që nuk kanë një biletë për ndeshjen.