“Rusi-Kinë minojnë rendin botëror”/ Stoltenberg: Europa jo varësi ndaj mallrave rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rusi-Kinë minojnë rendin botëror”/ Stoltenberg: Europa jo varësi ndaj mallrave rusë

Rusia dhe kina po tentojnë të minojnë rendin ndërkombëtar.

 

Deklarata është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

 

Advertisement

JENS STOLTENBERG
SEKRETAR I PËRGJITHSËM I NATO-së
“Lufta në Ukrainë demonstron se si marrëdhëniet ekonomike me regjimet autoritare mund të krijojnë dobësi. Mbështetje e tepruar në importin e mallrave kryesore, si energjia, rreziqet e krijuara nga përdorimi i teknologjive të avancuara, si 5G mund të ndikojnë negativisht në sigurinë. Bëhët fjalë per rusinë por edhe për Kinën. Një tjetër regjim autoritar që nuk i ndan vlerat tona dhe minon rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”

 

Edhe pse këto vendime kanë patur ndikim negativ në ekonominë boterore, stoltenberg theksoi se janë një cmim ivogël për të garantuar lirinë.

 

Advertisement

“Nuk duhet të shkëmbejmë nevojat afatgjata të sigurisë me interesa ekonomike afatshkurtra. Kemi punuar shumë për të promovuar një ekonomi më të globalizuar, por duhet të pranojmë se zgjedhjet tona ekonomike kanë pasoja për sigurinë tonë. Liria është më e rëndësishme se tregtia e lirë. Mbrojtja e vlerave tona është më e rëndësishme se fitimi.”

 

Në Davos po mbahet takimi vjetor i Forumit Ekonomik botëror ku po marrin pjesë 2.500 persona nga politika dhe biznesi, ndërsa fokusi i diskutimeve është te kriza e shkaktuar nga lufta në ukrainë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy