
Pas 84 ditësh ndërprerje për shkak të COVID-19 në vendin tonë u rikthye futbolli.
Aktualisht akne përfunduar 45 minutat e para në katër takime në Kategorinë Superiore, të vlefshme për javën e 27.
Në stadium nuk ka tifozë, por futbollistët si edhe stafet po zbatojnë rigorozisht protokollet e vendosura, për të shmangur infektimin me koronavirus.
Sfidë me mjaft interes është ajo midis Bylisit dhe Tiranës, ku bardheblutë deri më tani kryesojnë me rezultatin 0-2.
Kukësi po fiton me Luftëtarin minimalisht, ndërsa Laçi po barazonte Teutën.
Në Vlorë, Flamurtari dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim pa gola.
REZULTATET
BYLIS-TIRANA 0-2
Kobina 26′, Batha 45+4′
KUKËSI-LUFTETARI 1-0
Gavazaj 8′
LAÇI-TEUTA 1-1
Xhixha 45+2′ / Kallaku 12′ (p)
FLAMURTARI-VLLAZNIA 0-0