Kovaçevski pas takimit me Petkov: Përcaktimi eurointegrues i vendit nuk lëkundet pavarësisht rezultatit në qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka përfunduar pa epilog takimi në Romë i zhvilluar mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit bullgar, Kiril Petkov.

Në një prononcim për media Kovaçevski e ka vlerësuar si konstruktiv takimin duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë tutje, ndërsa zgjidhja do të arrihet në momentin kur do të ketë një dokument, i pranueshëm për dyja palët.

I pyetur për pasojat diplomatike dhe politike në rast se në qershor nuk merret data për konferencën e parë ndër-qeveritare, Kovaçevski shtoi se nuk lidhet për data dhe se përcaktimi euro integrues i vendit nuk lëkundet pavarësisht rezultatit që mund të sjell qershori.

Në fund i pari i Qeverisë shtoi se pala bullgare nuk ka kushte të reja për zhbllokim dhe propozimi portugez mbetet zgjidhja e preferuar e palës bullgare./Alsat/

Advertisement

The post Kovaçevski pas takimit me Petkov: Përcaktimi eurointegrues i vendit nuk lëkundet pavarësisht rezultatit në qershor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy