Minçev: Dialogu me Maqedoninë e Veriut është në nivelin më të lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çështja e vetos së Maqedonisë së Veriut më së miri diskutohet në Kuvend, sepse është organ përfaqësues i gjithë shoqërisë bullgare, tha kryetari i Kuvendit bullgar Nikolla Minçev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai para gazetarëve shpjegoi qëndrimin e kryeministrit Kiril Petkov për të kërkuar nga presidenti Rumen Radev mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare.

“Sigurisht që muajt e fundit dialogu është në nivelin më të lartë krahasuar me vitet e kaluara. Për shkak se ne besojmë se kjo ka çuar në zhvillim, kryeministri kërkon që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të bëhet me pëlqimin e Presidentit, për të cilin do të përgatitet një raport nga Ministria e Jashtme përkatëse dhe prej andej të merret një pozicion nacional”, shpjegoi Minçev për “BNR”.

Më herët Radev theksoi se “sa më me përgjegjësi t’i përmbahemi parimeve, aq më lehtë do të jetë zgjidhja me Maqedoninë e Veriut”./Telegrafi/

Advertisement

The post Minçev: Dialogu me Maqedoninë e Veriut është në nivelin më të lartë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy