Kallëzim penal ndaj një polici në Maqedoni, ka lejuar kalimin e kufirit pa test PCR

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB-ja në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër policit I.G. për marrje ryshfeti në pikën kufitare Deve Bair.

“I paraqituri më datë 16.04.2022 nga i dëmtuari A.Q. ka kërkuar dhe ka marrë mjete për të mos kryer një veprim zyrtar që është dashur ta kryejë, gjegjësisht i ka mundësuar kalimin e kufirit pa test të vlefshëm negativ PCR, i cili në atë kohë ka qenë i detyrueshëm me rastin e hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga MPB.

Ndaj punonjësit të policisë, shtojnë nga atje, do të iniciohet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, si dhe largim nga puna deri në përfundim të procedurës disiplinore./Telegrafi/

The post Kallëzim penal ndaj një polici në Maqedoni, ka lejuar kalimin e kufirit pa test PCR appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy