Nuk ka marrëveshje me Sofjen, asnjë lëshim nga Shkupi. Kryeministri Kovaçevski konfirmon se zgjidhja e mosmarrëveshjes me Bullgarinë nuk është në horizont.
“Ka dialog, procesi nuk është i mbyllur, por kërkojmë zgjidhje dinjitoze të pranueshme për të dyja palët”, tha Kryeministri.
Kovaçevski siguron se Maqedonia nuk është e gatshme për një zgjidhje që devijon nga Deklarata e dakorduar nga partitë politike në Kuvend.
“Do të përsëris edhe një herë, asnjë lëshim, duke qenë se zgjidhja dhe bisedimet duhet të bazohen në vlerat evropiane, respektin reciprok mes politikanëve, institucioneve dhe qytetarëve të vendit. Megjithatë, në këtë moment nuk ka asnjë dokument që është reciprokisht i pranueshëm për të dyja palët dhe që është bazë për zgjidhje”, tha Kovaçevski.
Ndonëse nuk ka përfundimtare, po negociohen dokumente të ndryshme që kanë qarkulluar deri më tani në ministritë e të dy vendeve. Por nuk ka lëvizje drejt marrëveshjes, konfirmon ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Ai thotë se për momentin ka një propozim konkret, për të cilin nuk ka marrëveshje nga pala bullgare./Telegrafi/
The post Kovaçevski: Nuk ka marrëveshje dhe asnjë lëshim, Bullgaria duhet të sillet në mënyrë evropiane appeared first on Telegrafi.