Data 25 maj do të jetë ditë pushimi zyrtar për administratën publike për qarkun e Tiranës pasi në këtë ditë mbahet finalja e Conference League.
Ky ka qenë vendimi që mori sot Këshilli i Ministrave, ndërsa u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Advertisement
Sipas Çuçit, pushimi do të bëhet në kuadër të masave për këtë event të madh sportiv për vendin tonë.
“Data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës, do të jetë pushim për këtë qark. Kjo masë merret si masë për një ngjarje siç është finalja e konferencës së Ligës, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë”, tha ai.
Advertisement