MASH Maqedoni: Sot nënshkruhet granti prej tre milion eurove për rindërtimin e disa palestrave sportive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
MASH Maqedoni: Sot nënshkruhet granti prej tre milion eurove për rindërtimin e disa palestrave sportive

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe Zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Thomas Bosek sot do të nënshkruajnë një marrëveshje granti.

Nga ministria bëjnë të ditur se granti do të nënshkruhet në hapësirat e ministrisë ndërsa i njejti kap shumën e 3 milionë eurove të cilat do të përdoren për rindërtimin e 30 palestrave në shkollat ​​fillore dhe të mesme si dhe për blerjen e pajisjeve për 50 palestra në shkollat ​​fillore.

Ministri Shaqiri nënshkrimin e grantit e kishte paralajmëruar që nga java e kaluar, duke potencuar se përmes këtij granti do të përfitojnë të gjithë nxënësit me rikontruimin e sallava sportive, me ç’rast do të përmirësohet infrastruktura e sallave sportive ne nivel shtetëror.


MASH në Maqedoni fiton grant prej tre milion eurove, do të investohen në palestrat sportive në shkollat e vendit

Advertisement

The post MASH Maqedoni: Sot nënshkruhet granti prej tre milion eurove për rindërtimin e disa palestrave sportive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy