Spanja pas disa muajsh në panik, këtë fillim qershori nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Të dhënat e fundit tregojnë se në Spanjë janë konfirmuar vetëm 71 raste të reja pozitiv me Covid 19 dhe asnjë viktimë.
Mediat spanjolle bejne me dije se deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në Spanja ka shkuar në 27 127 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 239 638.
Këtë të hënë në Spanjë rreth 70 % e popullsisë tashmë kanë hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese.
Ndërkohë që Madriti vijon të jetë një ndër qytetet që akoma nuk është zbatuar sërish lehtësimi i masave kufizuese ndaj koronavirusit.
Advertisement