PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare/ Ja çfarë pritet të diskutohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare/ Ja çfarë pritet të diskutohet

Sot do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku në fokus do të jetë ratifikimi i një sërë vendimesh të artikuluara në Kongres.

 

Në Asamble  do të miratohet ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktual të degëve të PS në 61 bashkitë e vendit dhe do të vijohet me procesin e ri.

Në mbledhjen e Asamblesë pritet të ketë diskutime për përzgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Advertisement

 

AXHENDA

 

Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë.

Advertisement

 

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

 

Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.

Advertisement

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.
Sesioni organizativ

Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.

Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.
Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet vendore 2023.

Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.

Advertisement

Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.
Diskutime të lira

Mbyllja e punimeve të Asamblesë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy