SASHK: Mbaruam edhe një raund bisedimesh me ministrin për Arsim dhe Shkencë, ende nuk ka diçka konkrete për pagat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka përfunduar dhe raudi i sotshëm i bisedimeve ndërmjet Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për pagat e punëtorëve në arsim.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, menjëherë pas përfundimit të takimit dha deklaratë për media me ç’rast tha se dëshiron të jetë opitimist lidhur me arritjen e një marrëveshje të kënaqshme, por sipas tij ende nuk ka diçka zyrtare.

“Përfunduam takimin, u biseduan temat për të cilat edhe mblidhemi që ti diskutojmë por nuk ka diçka më tepër. Dua të jem optimist edhe të them se do të kemi një marrëveshje sa i përket rritjes së pagave për mësimdhënësit, mirëpo sipas fjalëve të ministrit për Arsim dhe Shkencë, kjo gjë nuk varet prej tij, aq sa varet nga Ministria e Financave, se sa janë të gatshëm të mbështesin rritjen e pagave”, tha Nedelkov.

Nisur nga fakti që të dielën përfundon afati 10 ditor i këtyre bisedimeve, Nedelkov u shpreh se do të zhvillohen ende takime, mirëpo nuk dihet nëse do arrihet marrëveshje deri të dielën.

Advertisement

“Të dielën mbaron afati dhe ne jemi të gatshëm që edhe të dielën të vimë në takim nëse është nevoja. Mendimet tona dhe të ministrit janë afruar disi dhe kemi pika të përbashkëta, mirëpo duhet pasur diçka konkrete për të dhënë detaje të tjera”, u shpreh Nedelkov.

Përveç temës së rritjes së pagave, Nedelkov tha se nuk është biseduar për datën e mbarimit të vitit shkollor, e as për ndonjë afat të mundshëm në rast se fundi i vitit shkollor do të shtyhet. /Telegrafi/

The post SASHK: Mbaruam edhe një raund bisedimesh me ministrin për Arsim dhe Shkencë, ende nuk ka diçka konkrete për pagat appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy