Ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit sot e sanuan dëmin në një rrugë të bulevardit OBRM, ku gjatë ditës së djeshme u dëmtua një pjesë e asfaltit, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.
Gjatë natës së kaluar ekipet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, qëndron në kumtesë, konstatuan se bëhet fjalë për rrjet të vjetër ujësjellësi i cili është përdorur për ujitje të parqeve dhe e kryen intervenimin e nevojshëm me mënjanimin e defektit.
Nga NP “Rrugë dhe rrugica” sanimin e rrugës sot e kryen me vendosje të shtresës tamponike dhe asfaltit të ri.
The post Qyteti i Shkupit: Është sanuar bulevardi OBRM appeared first on Telegrafi.
Advertisement