SHBA bën thirrje që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA bën thirrje që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

SHBA bën thirrje që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e KushtetuesesKëshilli Kombëtar i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mbështetur qëndrimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për nominimin për kryeministër të Avdullah Hotit nga LDK-ja.

Grenell kishte thënë se ky vendim duhet të respektohet nga të gjitha palët. “Gjykata Kushtetuese foli. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës- të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë së SHBA-ve në Twitter kur e publikoi qëndrimin e Grenell thanë se “Qëndrimi i Përfaqësuesit Special Richard Grenell për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për të gjitha palët që ta respektojnë vendimin e Gjykatës”.

Qëndrimi i Grenell së pari ishte publikuar në Ambasadën e SHBA-së në Gjermani, ku më vonë ishte publikuar edhe në profilin zyrtar të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy