“Gjeniu”, 19 fëmijë mbeten në garë; Fjona dhe Arbias u përballën në sfidën e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjeniu”, 19 fëmijë mbeten në garë; Fjona dhe Arbias u përballën në sfidën e fundit

Rrugëtimi i “Gjeniut të Vogël” vijon në ekranin e Vizion Plus. Kjo e martë solli mbrëmjen e tetë të këtij spektakli, plot emocione, sfida, por edhe surpriza.

 

FËMIJËT

1-“Shumë shumë emocione, më dridhen pak këmbët edhe u gëzova nga komentet e jurisë.”

Advertisement

 

2-“U ndjeva shumë mirë, kisha një këngë të vështirë dhe e bëra këngën me shpirt, por që pas komenteve të jurisë u lumturova akoma më shumë.”

 

3-“Në prapaskenë kisha pak emocione, por kur dola në skenë kjo gjë u largua dhe unë jam më të mirën time.”

Advertisement

 

4-“U ndjeva shumë mirë, e ndjeva këngën dhe kjo më duhet ta ndjej këngën dhe të jap më të mirën time.”

 

5-“Këtë herë kisha më pak emocione se herën e kaluar dhe ja dola.”

Advertisement

 

 

Përreth tre orë 20 fëmijët konkurrentë interpretuan dhe u njohën me komentet dhe vlerësimet e jurisë.

 

Advertisement

 FËMIJËT

“Komentet ishin shumë të mira nga xhaxhi Adi deri te Boikeni.”

 

 

Advertisement

Ndryshe nga puntatat e kaluara mbrëmja e djeshme përballi të gjithë fëmijët e mbetur në garë me njëri-tjetrin.

 

Ashtu siç e do formati i këtij spektakli katërshja e jurisë zgjodhi tetëmbëdhjetë fëmijë, ndërsa dyshen e mbetur Fjona dhe Arbias e çoi në sfidë.

 

Advertisement

Përballje, nga e cila sipas votave të jurisë u eliminua Arbias.

 

Për të mos humbur garën e fortë mes talenteve të vegjël Gjeniu ju lë takim sërish të martën e ardhshme në orën 21.00 vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy