LSDM përmes një komunikate ka “rifreskuar” për qytetarët e Maqedonisë së Veriut disa nga veprat penale të kryer nga OBRM-PDUKM-së në krye me ish liderin e kësaj partie Nikolla Gruevskin, duke kritikuar dhe liderin aktual Hristijan Mickoski i cili sipas tyre amniston krimet e ish liderit.
“Në vend që të kërkoj falje dhe të mbaj përgjegjësi për 11 vitet e OBRM-PDUKM-së dhe Nikolla Gruevskin, i përhumburi Hristijan Mickoski akoma po mundohet të arsyetoj krimet e mentorit të tij. Numri i madh i rasteve gjyqësore si: Titanik, Tanku, Target, Parcelat në Vodno me ç’rast u akuzuan një numër i madh i funksionarëve të kësaj partie, përfshirë edhe Nikolla Gruevskin, janë dëshmi të kriminalitetit në OBRM-PDUKM”.
“Poashtu projekti “Shkupi 2014″, një projekt barok i pastrimit të parave ku afër 1 miliardë euro para publike u keqpërdorën, për këto raste nuk duhet të ketë ikje nga përgjegjësia. OBRM-PDUKM dhe Mickoski po tentojnë ende të rehabilitojnë Gruevskin dhe ti arsyetojnë krimet e tij, në vend që ta ndalojnë kriminalitetin dhe të punojnë në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
The post LSDM: OBRM-PDUKM dhe Mickoski akoma po mundohen t’i arsyetojnë veprimet kriminale të Nikolla Gruevskit appeared first on Telegrafi.