Berisha tejkalon çdo fantazi: Rama përdor emrat e emigrantëve në SHBA për të mbushur listat e testimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha tejkalon çdo fantazi: Rama përdor emrat e emigrantëve në SHBA për të mbushur listat e testimeve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim lidhur me testimet për Covid-19.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha deklaron se emrat e emigrantëve që janë në SHBA janë përdorur sikur kanë bërë testin e Covid-19 në vendin tonë.

Denoncimi merr si shembull rastin e një personi që jeton në SHBA, por që në regjistra rezulton sikur e gjithë familja e tij dhe ai personalisht janë testuar.

“Përshëndetje doctor! Ju lutem verifikoni rastet e të testuarve sepse kam një shok këtu në Neë York dhe në regjistër rezulton familjarisht sikur ka bërë testin.

Advertisement

Kriminale dhe e pa shpjegueshme doktor. Betimi i Hipokratit është të shpëtojë njerëz, jo të mbushë regjistrat me emra që nuk jetojnë në Shqipëri duke justifikuar fatkeqësitë e pandeminë shqiptarëve se kemi testuar.

Është jashtë çdo llogjike, tek Sanatoriumi janë mbushur regjistrat plot fiktivisht”, thuhet në mesazhit e qytetarit dixhital./

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy