![Rama publikon fotot: Unaza panoramike Lëkurës-Kanali i Çukës, gati këtë sezon turistik](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/05/279569357_538561527639513_67820414106757152_n-561x400.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet në unazën Lëkurës-Kanali i Çukës, në Saranda.
Rama shkruan se unaza panoramike do të jetë gati për këtë sezon, duke shtuar se do të jetë një vlerë për ekonominë dhe punësimin.
Advertisement
“Kjo është unaza panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës, në Sarandë, e cila do jetë gati këtë sezon turistik që pritet të jetë shumë i mirë për ekonominë e për punësimin. Segmenti i ndërtuar pjesërisht mbi gjurmën ekzistuese, fillon nga hyrja e qytetit dhe përfundon në rrugën që të çon për në Ksamil”
Advertisement