Futbollisti bolivian Deibert Frans Roman Guzman është ndarë nga jeta pasi luftoi prej disa javësh me koronavirusin. 25-vjeçari vuante prej disa kohësh nga virusi i rrezikshëm dhe fatkeqësisht nuk ia doli të rehabilitohej.
Lajmi u dha nga Federata e Futbollit Bolivian, e cila shprehu pikëllimin për ngjarjen e rëndë.
Por, në familjen Guzman nuk është kjo tragjedia e parë e shkaktuar prej koronavirusit. Futbollisti kishte humbur më parë të atin, Belizarion, i cili kishte qenë president klubi dhe xhaxhain, Luis Karmelon, i cili kishte stërvitur skuadrën e Deportivo Perejikes.
Deibert Frans Guzman luante për ekipin e Universitetit të Trinidatit.
Advertisement