Në muajin janar të këtij viti, ajo pati martesën më të shkurtër me producentin, Jon Peters, të cilin e ka patur mik prej shumë vitesh.
E kuptuat se është fjala për Pamela Anderson, e cila së fundmi ka shprehur sërish dëshirën për një tjetër martesë.
Në një intervistë të dhënë për “New York Times”, aktorja e famshme është shprehur: “Edhe një herë tjetër, të lutem o Zot. Edhe një herë të vetme”.
Pamela duket se dëshiron edhe një mundësi të fundit jetës së saj bashkëshortore.
Ndërkohë kujtojmë martesa e saj e fundit zgjati vetëm 12 ditë. Anderson dhe Peters u ritakuan në Indi dhe patën një shkëndijë që i bëri të merrnin vendimin e papritur.
Edhe pse ka patur edhe martesa të tjera që i kanë dështuar, duket se bukuroshja bionde beson ende në dashuri dhe nuk do heqë dorë nga martesa.