Reforma zgjedhore, Gjiknuri përgënjeshtron Bashën: Nuk na kanë dërguar asnjë propozim për ndryshimin e sistemit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma zgjedhore, Gjiknuri përgënjeshtron Bashën: Nuk na kanë dërguar asnjë propozim për ndryshimin e sistemit

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka shuar shpresat se këto ditë mund të bëhet diçka për ndryshim të sistemit zgjedhor.

Gjiknuri tha që nga opozita nuk ka asnjë propozim për ndryshim sistemi dhe mazhoranca pret propozime që të shprehet pasi ka dhe qëndrimet e veta.

”Asnjë propozim për ndryshim sistemi. Asnjë nuk ka ardhur. Nëse ka kërkesë nga të gjitha partitë, kryesore, që kanë peshë në elektorat, ne jemi të hapur. Por mazhoranca shprehet e fundit.”- tha Gjiknuri.

Më tej përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri foli dhe për disa nga çështjet e tjera delikate të cilat ende duan një diskutim dhe pritet mendimi i ekspertëve.

Advertisement

“Ka një shkresë të ODIH ku kërkon implementimin shkallë shkallë të teknologjisë pasi ka risqe të shumta dhe nuk mund të verë në dyshim procesin tradicional kur nuk funksionon.

Kemi problem të paadresuar çështjen e administratës zgjedhore. Duhet të gjejmë një formula të depolitizimit të administratës zgjedhore. Edhe këtu propozim jonë akoma nuk ka marrë mbështetjen e PD sepse e lidhin me zbatimin e teknologjisë.

Nga ana tjetër PD kërkoi edhe një propozim në lidhje me sistemin e procesit ta ankimit të procesit zgjedhor që kërkon përfshirjen e gjykatës kushtetuese. për këtë ekspertët kërkuan kohë për të na kthyer përgjigje. Ne jemi të vendosur për përfshirjen e teknologjisë në atë masë që është e duhur .

Teknologjia nuk mund të jetë arsye për të mos hyrë në zgjidhje. Asnjë ngjarje nuk mund ti lihet një teknologjia që nuk e ke në dorë ti. Unë parimisht jam dakord”, u shpreh Gjiknuri.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy