Komisioneri për Zgjerimin, Várhelyi, viziton godinat e reja në “Qytetin Studenti”, së bashku me Veliajn dhe Ballukun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komisioneri për Zgjerimin, Várhelyi, viziton godinat e reja në “Qytetin Studenti”, së bashku me Veliajn dhe Ballukun

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Olivér Várhelyi zgjodhi “Qytetin Studenti” për të nisur vizitën e tij në Tiranë, ku inspektoi së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, godinat e rindërtuara të studentëve, sipas parimit të eficencës së energjisë, një investim i kryer me ndihmën e Bashkimit Europian dhe qeverisë gjermane.

 

Pas inspektimit, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Olivér Várhelyi u shpreh se rinia shqiptare ka një rol të rëndësishëm për sjelljen e standardeve europiane në Shqipëri.

 

Advertisement

“Ajo që pamë sot është integrimi i vërtetë i Shqipërisë në Bashkimin Europian, sepse gjithkush në media dhe në publik po flasin për agjencitë, për një dokument apo një tjetër, për një negociatë apo një tjetër. E gjithë kjo është shumë interesante dhe shumë e rëndësishme, por ky nuk është qëllimi i vërtetë i këtyre rregullave. Qëllimi i vërtetë i tyre është të sjellë standardet europiane në Shqipëri dhe të sjellë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë, që bëjmë mirë të flasim, dhe që është e vërtetë, janë të rinjtë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë, që do të sjellin punët në Shqipëri. Edukimi me cilësi ka rëndësi. Është ky edukim cilësor që do t’i ndihmojë ata të punësohen, që do t’u japë atyre cilësitë për t’u ribashkuar, çka do të sjellë prosperitet”, theksoi Komisioneri Várhelyi.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu bindjen se investime të tilla e afrojnë edhe më shumë Tiranën me standardet europiane.

 

Advertisement

“Me gjithë dëshirën e komisionarit, por disa vullnete janë përtej dëshirës së tij. Jam i sigurt se nëse pyesim Olivér Várhelyi, Shqipëria duhet të kishte hyrë në BE dje – jo sot, as nesër. Por, kjo nuk është çështje e dëshirës. Janë 28 vende me konfigurime të ndryshme, ka një lëvizje të partive populiste, ka plot arsye pse nuk jemi aty ku ëndërrojmë të ishim. Ajo që mund të bëjmë sot është që të ndërtojmë një copë Europë këtu, duke e parë Europën jo si një destinacion i vajtjes në Bruksel, por si një destinacion brenda nesh. Nëse secili prej nesh sigurohet që ajo copëza e tij është europiane, e kemi kryer misionin tonë këtu”, u shpreh Veliaj.

 

Ai tha se godinat e reja, të rindërtuara për studentët sipas standardeve evropiane, janë porta hyrëse në Tiranën, pasi shumica prej tyre vendosin të qëndrojnë këtu pas studimeve.

 

Advertisement

“Kjo godinë është porta e parë e dikujt që vjen nga provincat për në Tiranë. Statistikisht, 9 nga 10 studentë nuk kthehen më në qytetin apo fshatin e tyre. Ardhja e tyre në një ambient të tillë është mënyra se si ne i themi dikujt “Mirë se erdhe në një vend mundësish, ku pagat janë pak më të larta, shanset janë më të mëdha, ku shkalla e lëvizshmërisë është më e madhe” dhe do të donim që kjo mirëseardhje, falë kontributit të qeverisë shqiptare dhe Komisionit Europian, miqve tanë të KFW-së dhe gjithë donatorëve të tjerë, të ishte realisht një provë ku ti ndihesh si në Europë, që në stacionin tënd të parë të jetës së re në kryeqytetin tone, që rritet çdo vit edhe më shumë”, tha më tej kreu i Bashkisë.

 

Ndërhyrja në rikonstruksionin e godinave në “Qytetin Studenti”, me qëllim pasjen e ndërtesave me eficencë energjie dhe duke shfrytëzuar burimet alternative, synon kursimin e energjisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy