Meta tregon zhgënjimin: Nuk merrem më me Tiranën politike, tani do i përkushtohem qytetarëve. Mezi pres konsensusin për mbylljen e reformës zgjedhore brenda 31 majit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta tregon zhgënjimin: Nuk merrem më me Tiranën politike, tani do i përkushtohem qytetarëve. Mezi pres konsensusin për mbylljen e reformës zgjedhore brenda 31 majit

Presidenti Meta tha se përpjekjet e tij për të ecur para me integrim u minuan dhe se tashmë nuk do të merret më me Tiranën Politike por do i përkushtohet qytetarëve.

“Kam bërë përpjekje të qartë për të ecur bashke në procesin e integrimit të Shqipërisë me kërkesat që paraqita javën e kaluar që ta gjente vendin më të bashkua, por këto përpjekje u minuan dhe secili ke të mbajë barrën e veprimeve të tyre. Unë do të kalojë më pak kohë me Tiranë politike dhe do i kushtojë më shumë kohë qytetarëve“, tha Meta.

Meta u shpreh se pret mbylljen e marrëveshjes për reformën zgjedhore brenda 31 majit.

Si presidenti i Shqipërisë kam respektuar institucionet e Kosovës, duhet të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve. Së dyti, cështja e Kodit zgjedhor, edhe unë jam i kënaqur që ndje në media që ka përparime, mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe ta mbyllin me 31 maj me konsensus ndryshimet që kërkohen me ngulm nga BE-ja dhe partnerët e tjerë dhe menjëherë do të firmos këto ndryshime që të japim një lajm të mirë. Pavarësisht se do të jetë i pamjaftueshëm për atë që pritet, pasi serioziteti do të verifikohet në terren” tha ai.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy