Një person ka humbur jetën pasi banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verbas në Patos.
Viktimë ka mbetur një 73-vjeçar, i cili jetonte së bashku me bashkëshorten, por në momentin kur ra zjarri ka qenë i vetëm.
Advertisement
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe zjarrfikësja po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit në banesë.