Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër 55-vjeçarit, banor nga fshati Mesheishtë, komuna e Debrcës, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë.
I dyshuari më 14 prill, ka telefonuar në numrin zyrtar të Ambasadës Britanike në Shkup, ku ka lënë një mesazh kërcënues:
“Ambasadori britanik në Shkup do të sulmohet me armë zjarri. Unë nuk e raportoj këtë në policinë maqedonase, sepse ata nuk do ta marrin seriozisht kërcënimin. Pas kësaj, telefonata u ndërpre, por mesazhi u ruajt në sistem. Me këtë i dyshuari ka rrezikuar sigurinë e ambasadorit britanik në Shkup”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.
Meqenëse ekziston rrezik për arratisje të të dyshuarit, veçanërisht nëse merret parasysh lloji dhe karakteri i veprës penale dhe pasojat e tij, prokurori publik kompetent i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkupi për caktimin e masës së paraburgimit.
The post Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për personin që kërcënoi ambasadoren britanike në Shkup appeared first on Telegrafi.