Dy tërmete janë regjistraur pasditen e sotme në Maqedoninë Veriut.
Sipas të dhënave të publikuara nga ESMC në kohë reale, magnituda e tërmeteve ka qenë 4.2 dhe 3.6 ballë të shkallës Rihter. Lëkundjet kanë qenë me epiqendër disa kilometra larg qytetit të Kumanovës, me thellësi 5 dhe 2 kilometra, ndërsa janë regjistruar rreth orës 18:31.
Advertisement
Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale, ndonëse tërmeti ka shkaktuar panik te banorët.