Pas më shumë se tetë vitesh negociata të ngecura për një marrëveshje tregtare, Bashkimi Evropian dhe India premtojnë se do të rikthehen në tryezën e bisedimeve.
Shefja e ekzekutivit, Ursula Von der Leyen është takuar në Neë Delhi me kryeministrin indian Narendra Modi duke theksuar se unioni do të shkëputet nga importet ruse dhe do të investojë në energjinë e pastër të rinovueshme.
URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTE E KE
“Forcimi i partneritetit është një prioritet kyç për këtë dekadë. Ne do të rrisim bashkëpunimin në tregti, teknologji dhe siguri. Në Evropë, lufta e Rusisë në Ukrainë ishte një kujtesë e fortë se varësia jonë nga karburantet fosile ruse nuk është e qëndrueshme. Pra, kalimi drejt energjisë së prodhuar në vend është gjithashtu një investim në sigurinë tonë.”
Advertisement
Në vitin 2013, bisedimet u ndërprenë për çështje të diskutueshme si produktet kryesore bujqësore dhe të qumështit, të drejtat e punës, standardet mjedisore dhe të tregtisë dixhitale.
BE-ja është partneri i tretë tregtar i Indisë dhe destinacioni i dytë më i madh i eksportit.
Nga ana tjetër, Rusia është furnizuesi më i madh i armëve në Indi dhe ka ofruar naftë bruto me zbritje. Ndërsa qëndrimi i Neë Delhit sa i takon luftës kundër Ukrainës, vijon të mbetet neutral.