Bujar Osmani nesër vizitë pune në Berlin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të takohet me Ministren e Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë, përgjegjëse për Evropën, Anna Lührmann.

Gjatë vizitës, Osmani do të realizojë takime në Budenstag, edhe atë me Michael Roth, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, dhe Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për çështjet e BE-së. Agjenda e Ministrit Osmani, parashikon edhe takime me Këshilltarët e Kancelarit gjerman Olaf Sholc dhe Jenes Plotner- për politikën e jashtme dhe Undine Ruge, për çështjet e BE-së.

Qëllimi i vizitës është që të riafirmohet qëndrimi i Gjermanisë në lidhje me dosjen tonë evropiane dhe mbështetjen në lidhje me nevojën urgjente për zhbllokimin e procesit negociues me BE. Në takim pritet që të shkëmbehen mendime edhe për dinamikën rajonale, si dhe për situatën e sigurisë së kontinentit evropian, në dritën e sfidave të reja gjeopolitike.

Nga Berlini Ministri Osmani udhëton për në Sofje.

Advertisement

The post Bujar Osmani nesër vizitë pune në Berlin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy