Serie A do të rinisë më 20 qershor dhe tashmë është bërë zyrtare. Vendimi është marrë pasditen e sotme, pas një takimi mes përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre të futbollit.
Por futbolli italian do të nisë më herët. Më 14 qershor do të luhen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, ku Juventusi të të presë Milanin, ndërsa Napoli do të luajë me Interin.
Më herët, u pranua edhe protokolli i federatës, por u vendos që nëse një lojtar do të rezultojë pozitiv me Covid-19, i gjithë grupi do të karantinohet për 14 ditë.
Ky detaj mjaft i rëndësishëm, mund të sjelli probleme serioze për mbylljen e javëve të mbetura në futbollin italian.
Advertisement