Një aksident me pasojë plagosjen e tre fëmijëve ka ndodhur sot në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Manati.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Manati, ku një automjet përplas një ciklomotor. Ndër të tjera mësohet se të lënduarit janë fëmijë të moshës 13-15 vjeç identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Advertisement
Ata janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Advertisement