![Dega e PD Dibër zgjedh sot kryetarin e ri](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/04/3c256593-10f2-43f3-a976-157c6c74543f.jpg)
Partia Demokratike në Dibër po i nënshtrohet sot zgjedhjes së drejtuesit të ri të kësaj dege.
Që në orën 8:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Degës së PD Dibër. Kutisë së votimit do të kenë mundësi t’i drejtohen 1200 anëtarë të Partisë Demokratike Dibër.
Advertisement
Kandidatë për kryetar të PD Dibër janë: Ilir Krosi ish kryetar i Bashkisë Peshkopi dhe Hamza Leshi ish kryetar i komunës Kastriot.
Ky proces për zgjedhjen e kryetarit vjen pas një organizimi që ka bërë grupi i Rithemelimit në të gjitha seksionet.
Advertisement