“Mos dyshoni për ato që thotë SHBA”/ Balla: SPAK të marrë në pyetje Sali Berishën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mos dyshoni për ato që thotë SHBA”/ Balla: SPAK të marrë në pyetje Sali Berishën

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Tauant Balla ka bërë thirrje që SPAK që të marrë në pyetje Sali Berishën.

 

Balla theksoi se asnjëri nuk duhet të guxojë të vërë në dyshim ato që thotë SHBA.

 

Advertisement

Gjej rastin ta përshëndes pasi e kritikova se thonë mediat më në fund kanë vendosur të rihapin dosjen CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që SPAK të jetë zgjuar dhe të hapë edhe atë çështje. Ai që foli këtu ka një kallëzim penal nga Kuvendi i Shqipërisë për një dëm të shkaktuar shtetit shqiptar.
Është shitur një mall shtetëror pa i ditur vlerën dhe nuk dihet nëse shteti shqiptar i ka marrë lekët apo jo. Nuk e di njëri që ato u dhanë, u paguan. Pas 3 vitesh Sali Berisha e riktheu pas e anuloi privatizimin. Të shkojë drejtësia dhe ta marrë njëherë në pyetje Sali Berishën. Asnjë prej nesh nuk duhet të guxojë të vërë në dyshim atë që thonë SHBA. Kur thonë që është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe drejtësia nuk guxon ta thërrasë ende për çështje që është i kallëzuar. Për çfarë duhet ta besoj unë SPAK nëse ai është i përfshirë”, u shpreh Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy