Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vijojnë vranësira e shpeshta të jenë prezente në vend, duke bërë që Shqipëria të jetë në dominimin e motit të vranët. Parashikohet që vranësirat herë pas here të sjellin reshje shiu në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Po ashtu, pjesërisht qendra pritet të ketë momente me reshje shiu. Ndërsa zonat Jugore do të jenë me vranësira por nuk do të ketë reshje shiu.

 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C. Era do të fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

 

Advertisement

Ndërkohë, në Europën Lindore do të ketë vranësira të shumta dhe reshje dëbore. Po ashtu me vranësira të shumta të shoqëruara me reshje shiu do të jenë Alpet Europës dhe Brigjet Jugore të Francës.

 

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku më të dukshme do të jenë kthjellimet në Brigjet e Egjeut dhe në Europën Veriperëndimore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy