Kundërshtohet nisma e Ministrisë për vlerësim psiko-social të mësuesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kundërshtohet nisma e Ministrisë për vlerësim psiko-social të mësuesve

Ministria e Arsimit ka vendosur të bëjë vlerësime psiko-sociale te mësuesit në mënyrë periodike, por vendim ky ka sjellë reagime të shumta. Eris Dhamo, pedagoge dhe sociologe shprehet se për të bërë një testim të tillë nuk ka ekspertë.

 

Sipas saj, kjo do të zbehë rolin e mësuesit në sytë e fëmijëve, por nga ana tjetër do rrisë frikën tek vetë mësimdhënësit.

 

Advertisement

ERIS DHAMO

PEDAGOGE, SOCIOLOGE

 

“Në dijeninë time ne nuk kemi sot ekspertë të liçensuar për vlerësime psiko-sociale dhe për këtë numër të madh që kërkon ministria ne na duhet një armatë e tërë. Janë të gjithë të trembur sa i përket rezultateve të testit. Fëmijët në vend që të jenë pjesë e debatit mbi edukimin, sot janë pjesë e debateve mbi testimet.”

Advertisement

 

Edhe mësuesi i gjuhë-letërsisë, Florian Miraka, shprehet dyshues. Këtë vendim të ministrisë së Arsimit, ai e shikon si të pakuptimtë pa u bërë më parë studime konkrete.

 

FLORIAN MIRAKA

Advertisement

MËSUES GJUHË-LETËRSIE

 

“Bëhet një analizë paraprake, e detajuar, e hollësishme nga specialist të fushës pastaj të arrihet në përfundime se çfarë duhet të bëjmë. Mësuesit janë ndër ato shtresa intelektuale që testohen më shumë në Shqipëri.”

 

Advertisement

Mësues të tjerë, si Alma Mara e mbështesin vlerësimin psiko-social, duke sugjeruar testin klinik në vend të atij me shkrim.

 

ALMA MARA

MËSUESE EKONOMIE DHE SHKENCASH SOCIALE

Advertisement

 

“Është një rrugë e drejtë dhe ndoshta rruga e duhur për të vlerësuar figurën e mësuesit që duhet të ketë figurë më të pastër. Do ishte më mirë testim klinik.”

 

Por si shihet nga vetë nxënësit vendimi që mësuesit të kalojnë në një provim periodik për gjendjen e tyre psiko–sociale?

Advertisement

 

NXËNËS

“Po më duket e drejtë. shohin shpesh mësues që nuk duhet të ishin në këtë pozicion, më shumë në tv që ekspozohen për probleme të ndryshme. 

Mësuesit ashtu si nxënësit e kanë detyrim të testohen se fundja jemi njerëz se mund të jepet rasti që ata të gabojnë, në këto lloj provimesh.”

Advertisement

 

Vizion Plus u interesua pranë ministrisë së arsimit për të marrë më shumë informacione mbi zhvillimin e këtij testimi procedurave që do të ndiqen, personave kompetentë që do vlerësojnë mësuesit në këtë aspekt, por nuk mori asnjë përgjigje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy