I postuan videon e modeles me ndryshimet drastike në fytyrë, çifti i famshëm kërcënon kirurgun plastik (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I postuan videon e modeles me ndryshimet drastike në fytyrë, çifti i famshëm kërcënon kirurgun plastik (FOTO)

Këngëtari i famshëm, Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey, kanë vendosur që të marrin masa ligjore për një kirurg plastik.

Daniel Barret postoi në TikTok një video të modeles, ku bënte krahasimin sesi dukej kjo e fundit në periudha të ndryshme kohore.

Kirurgu pretendonte se ajo ka bërë ndërhyrje në fytyrë si në hundë dhe buzë. Ai ka analizuar sesi ka evoluar fytyra e modeles duke krahasuar një foto të vitit 2011 me një të vitit 2016.

Kirurgu plastik ka shkruar se ky ndryshim në fytyrën e Hailey-t nuk ka ardhur nga përdorimi i makeup-it apo për shkak të pubertetit.

Advertisement

Mjeku iu ka thënë ndjekësve që nëse mendojnë të kundërtën atëherë duhet të shohin me vëmendjen hundën, sepse aty po që ka bërë ndërhyrje. Pra, sipas tij ka një ndryshim drastik në pamjen e Hailey Bieber.

Nga ana tjetër këngëtari dhe modelja janë shprehur se të gjitha këto që thotë Daniel Barret janë shpifje dhe janë përdorur qëllimisht për të bërë keq.

Hailey dhe Justin Bieber i kanë kërkuar që ta heqi videon në TikTok brenda 24 orëve dhe të bëjë një deklaratë publike ku të tërheqë mbrapsht të gjitha ato çfarë ka thënë, në të kundërt ai do të përballet me masat ligjore dhe do të shkojnë deri aty sa ta heqin nga puna.

Çifti e akuzon Barret se ai ka përdorur emrin, imazhin dhe popullaritetin e modeles për të reklamuar atë çfarë ai bën për kirurgjinë plastike. Për më tepër ata pretendojnë se ai ka shpërndarë gjëra të pavërteta, duke u shprehur se Hailey nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Advertisement

Ata po e akuzojnë gjithashtu mjekun për shkelje të të drejtave të autorit për përdorimin e tekstit të këngës së Justin Bieber “Sorry” në përshkrimin e videos.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy