Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të qytetit të Shkupit kanë intervenuar mëngjesin e sotëm për të pastruar terrenin e përfshirë nga zjarri që shpërtheu dje në zonën e ish-fabrikës “Treska” në Shkup.
Nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit për AIM-në kanë konfirmuar se në terren janë një ekip me katër vetura dhe zjarrfikës.
Zjarri që ka rënë dje pasdite në një depo në zonën e “Treskës” është shuar mbrëmë, ka përfshirë materiale plastike, dru, shkurre dhe mbeturina dhe ka shkaktuar tym të zi të dendur në qendër të Shkupit, por nuk ka pasur persona të lënduar./Telegrafi/
The post Zjarri në Shkup, zjarrfikësit po pastrojnë terenin appeared first on Telegrafi.
Advertisement