
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, vlerësoi popullin e tij për vendosmërinë që kanë treguar që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt dhe për marrjen e “vendimit më të rëndësishëm të jetës së tyre, atë të luftimeve”.
Në fjalimin e tij të natës, Zelensky u tha ukrainasve se ata duhet të jenë krenarë që kanë mbijetuar 50 ditë nën sulmin rus, kur pushtuesit “na dhanë maksimum pesë” ditë.
Rusia do të rrisë numrin dhe shtrirjen e sulmeve me raketa ndaj objektivave në Kiev në përgjigje të sabotimit në territorin e saj nga forcat ukrainase, raporton Interfax, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes.
Nderkohe, mbrojtja e Ukrainës ka shpallur alarmin e sulmeve ajrore në të gjithë vendin dhe ka raportime për shpërthime në Kiev, Kiev, Kherson dhe Bila Tserkva.
Advertisement
Burime të ndryshme lokale e raportojnë këtë në Twitter teksa shperthime jane degjuar ne Kiev dhe periferi mengjesin e kesaj te premteje.
Advertisement