Autoritetet spanjolle kanë zbuluar plantacionin më të madh të kanabisit në Evropë dhe kanë shkatërruar 415,000 bimë me vlerë deri në 100 milionë euro.
Rreth 50 tonë bimë u gjetën në procesin e tharjes, në një magazinë ku do të përpunoheshin më tej në kanabidiol, një përbërës jo psikoaktiv që po përdoret gjithnjë e më shumë për të trajtuar ankthin, pagjumësinë dhe sëmundje të tjera.
Plantacioni ishte i vendosur në rajonin verior rural të Navarrës dhe ishte i organizuar në 11 fusha me një sipërfaqe të përgjithëshme prej 166 hektarësh.
Tre persona u arrestuan ndërsa pronari i plantacionit fillimisht e prezantoi fermën si një operacion ligjor për të prodhuar kanabis industrial, por më vonë u zbulua se po planifikonte të eksportonte sasi të mëdha lënde narkotike në Itali dhe Zvicër.