Je shëruar nga Covid-19? Ja sa zgjat imuniteti i fituar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Je shëruar nga Covid-19? Ja sa zgjat imuniteti i fituar

Nëse infektoheni nga koronavirusi dhe rikuperoheni, keni po aq shance për t’u infektuar sërish pas gjashtë muajsh, sa ata që nuk janë prekur kurrë nga Covid-19. Një studim i Universitetit të Amsterdamit ka zbuluar se imuniteti që fitoni nga koronavirusi mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj.

Ky studim jo vetëm që vështirëson ndjeshëm punën për gjetjen e një vaksine, por edhe hedh dyshime mbi prakticitetin e futjes së “pasaportave të imunitetit”, të cilat disa qeveri europiane duan t’i lëshojnë për të mbijetuarit Covid-19 me supozimin se ata janë të mbrojtur nga infektimi.

Studimi monitoroi 10 burra mbi 35 vjet për të përcaktuar nivelin e antitrupave pas infeksionit me koronavirus. Studiuesit zbuluan se imuniteti kishte “kohëzgjatje alarmante dhe se pas tre muajsh niveli i anti-trupave fillonte të binte ndejshëm. Duke i krahasuar të dhënat me ato të koronaviruseve të zakonshme, ata llogaritën se imuniteti ndaj Sars-Cov-19 mund të zgjaste deri në 6 muaj pas infeksionit.

Ata theksuan se të katër llojet e koronaviruseve njerëzore janë “biologjikisht të ndryshme” dhe “kanë pak të përbashkëta, përveç faktit se shkaktojnë simptoma të ngjashme me ftohjen e zakonshme”.

Advertisement

“E vetmja e përbashkët është se shkaktojnë një imunitet afatshkurtër dhe humbje të shpejtë të antitrupave. Nëse SARS-CoV-2 do të sillet si një koronaviruset e tjera sezonal, atëherë imuniteti ndaj tij mund të zgjasë nga gjashtë deri në 12 muaj”.

“Meqenëse imuniteti mbrojtës mund të shuhet disa muaj pas infeksionit, perspektiva e arritjes së imunitetit funksional të tufës nga infeksioni natyror duket shumë e pamundur” paralajmëruan ata.

Sekretari i Shëndetit në Britani, Matt Hancock njoftoi javën e kaluar se qeveria britanike po punon në një “sistem certifikimesh” për t’u mundësuar njerëzve që janë rikuperuar të rifillojnë aktivitetet dhe të udhëtojnë lirshëm.

Edhe në Itali, një studim në shkallë të gjerë për nivelin e përhapjes së koronavirusirt në popullatë filloi të hënën, me qëllim lëshimin e pasaportave të imunitetit.

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë dhe Kryqi i Kuq do të testojnë mostrat e gjakut nga 150,000 njerëz nga 2,000 bashki për antitrupa.

Aktualisht nuk ka ndonjë trajtim ose kurë të njohur për koronavirusin, i cili ka marrë më shumë se 345,000 jetë në të gjithë botën, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), 10 vaksina kandidate janë aktualisht në vlerësim klinik dhe 114 të tjera janë në vlerësim para-klinik.

Universiteti i Oksfordit njoftoi javën e kaluar se po kalonte në fazën II të vaksinës së tij dhe se më shumë se 10,000 të rritur dhe fëmijë do të regjistroheshin. Por studimi i fundit i Universitetit të Amsterdamit komplikon edhe më shumë gjetjen e një vaksine për Covid-19 dhe mund t’i shtyjë shkencëtarët të marrim më shumë për ta studiuar virusin përpara se të hedhin në treg një vaksinë.(Gazeta SI)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy