Dukovska: Rritja e inflacionit do të rritë numrin e të varfërve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inflacioni është në rritje në Maqedoni dhe me këtë pritet të rritet numri i qytetarëve të varfër, shkruan “Faktor”.

Biljana Dukovska nga “Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë”, sqaron se qytetarët tashmë janë duke llogaritur se çfarë të shkurtojnë shpenzimet, për të kaluar muajin. Kostoja e jetesës po rritet me shpejtësi. Jemi dëshmitarë se çmimet e shumë produkteve ushqimore janë rritur së fundmi. Si gjithmonë, më të prekurit do të jenë ata që deri tani kanë jetuar me të ardhura të ulëta.

“Rritja e inflacionit do të zgjasë buxhetet e familjes deri në atë pikë sa të mos mund të plotësojnë nevojat e përditshme. Tashmë po bëhen llogaritë se për çfarë kemi para dhe për çfarë nuk kemi dhe po bëhen kompromise për cilësinë e ushqimit dhe strehimit. Pritet që një pjesë e qytetarëve të cilët në të kaluarën ishin në rrezik të varfërisë të bien nën pragun dhe po pritet të rritet numri i të varfërve. Fatkeqësisht, qytetarët që ende jetojnë nën atë vijë do të gjenden në një situatë edhe më të pafavorshme, pa kushte minimale për një jetë dinjitoze”, tha Dukovska.

Qytetarët janë të shqetësuar për gjendjen ekonomike në vend dhe krizën në botë. Ata shpresojnë se lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti, gjë që do të normalizojë situatën./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Dukovska: Rritja e inflacionit do të rritë numrin e të varfërve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy