Gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të dyshuarit për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, për shkak të rrezikut për arratisje dhe mundësisë për të ndikuar dhe penguar hetimet.
Tre persona dyshohen për vrasjen e hendbollistit kroat 27-vjeçar Denis Tot, mes tyre edhe një vajzë 19-vjeçare.
Të dyshuar për vrasjen janë 28-vjeçari A.Gj, i cili është edhe i dyshuari i parë për vrasjen, si dhe 22-vjeçari A.K. dhe 19-vjeçarja K.L, të cilët e sulmuan hendbollistin kroat Tot, i cili më pas iu nënshtrua plagëve të marra.
I dyshuari i parë është ende në arrati./Telegrafi/
Advertisement
The post Shkup: Paraburgim për dy nga sulmuesit e hendbollistit Denis Tot appeared first on Telegrafi.