Dhunoi fizikisht fëmijët e tij, arrestohet një person nga Tetova

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, dje (06-prill) rreth 14 orë e 20 minuta, e kanë privuar nga liria 30-vjeçarin B.M. nga Tetova.

Nga SPB Tetovë thonë se një orë më parë ishte denoncuar nga nëna e tij 59-vjeçare se kishte dhunuar fizikisht dy fëmijët e tij të mitur dhe për rastin është njoftuar edhe personi i qendrës për punë sociale.

“Ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj B.M. dhe gruas së tij 27-vjeçare do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

The post Dhunoi fizikisht fëmijët e tij, arrestohet një person nga Tetova appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy