Të gjithë u habitën kur Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i dhanë fund lidhjes së tyre. Ata kishin vetëm pak muaj që kishin bërë publike lidhjen e tyre, e menjëherë erdhi edhe ndarja.
Ishte vetë këngëtarja e njohur ajo që konfirmoi lajmin për revistën “Story”, ku dha dhe arsyet pse i dha fund romancës!
Por edhe pse nuk janë më bashkë, duket se ata vijojnë ta mbajnë shoqërinë dhe këtë e kuptuam nga komentet që i lënë njëri-tjetrit.
Ka qenë Dafina ajo e cila ka komentuar në disa foto të fundit të Dj Geek, madje për njërën nga fotot thotë se është më e mira.
“Fotoja më e mirë e jotja”, i shkruan ajo ndërsa Geek ia kthen: “Okeeeeeej”!
Në një postim të dytë, Dafina i vë në dukje zinxhirin prej floriri që ka në qafë ish-i i saj (ndoshta është i këngëtares), ndërsa ai i kujton macat, që bësojmë se e ka fjalën për bluzat! T’i ketë vallë Dafina?!
Me sa duket raporti i tyre vijon të jetë i mirë edhe pas ndarjes. Kur sqaroi arsyet e ndarjes, këngëtarja tregoi se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës, dhe ajo padyshim vendosi për të parën.
Duke shpjeguar arsyet pse i dha fund romancës, Dafina tregoi rëndësinë e shpëtimit të marrëdhënies në ekipin e saj të punës, që për të është si familje.
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehur këngëtarja.
Edhe Dj Geek ka treguar se vazhdon ta mbështesë Dafinën në çdo projekt të sajin, madje publikon projektet e saj në profilin e tij në Instagram.