Prokuroria Publike propozon gjoba prej 2 mijë eurove për dhjetë qytetarë nga Manastiri, të cilët e kanë shkelur orën policore.
Ata gjatë periudhës kur është ndaluar lëvizja e lirë e qytetarëve (22 deri 25 maj), janë takuar nga policia jashtë oborreve të shtëpive të tyre.
Prokuroria Publike tek Gjykata Themelore e Manastirit ka dorëzuar propozim për shqiptimin e gjobave, për shkak të kryerjes së veprës penale “mosrespektim të rekomandimeve shëndetësore gjatë pandemisë.
Advertisement