Lirohet nga detyra prefekti i Durrësit Roland Nasto.
Vendimi është marrë nga këshilli i ministrave.
Advertisement
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Z. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Advertisement