61 vjecari Jani Kallajxhi i cili u ndalua të premten e javës që kaloi me akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së tij 8 vjeçare do të qendrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për babain abuzues, duke pranuar kërkesën e prokurorisë.
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë dhe vleftësimin e ligjshmërisë së arrestit që u mbajt të diel, 61 vjecari ka mohuar akuzat para gjykatës.
Advertisement
Ai është shprehur se nuk i ka bërë asgjë vajzës dhe nuk e ka ngacmuar. Unë jam kujdesur për vajzen time pasi bashkëshorten e kam të sëmure, mësohet të jetë shprehur 61 vjeçari.
Çështja e ngacmimit të vajzës së mitur do të gjykohet nga Seksioni i të Miturve në Gjykatën e Korçës.
Advertisement